A i frikësoheni ndonjë tradhtie në grupin parlamentar të PD, kjo ishte...

A i frikësoheni ndonjë tradhtie në grupin parlamentar të PD, kjo ishte përgjigja e Berishës

153
0
Shares

Ish kryeministri Berisha është përgjigjur në pyetjen në lidhje me një tradhti të mundshme në grupin parlamentar të PD duke e përjashtuar atë, Berisha tha se do i sugjeronte Bashës që të insistonte vetëm në zbatimin e ligjit.

“Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së zonjës Yuri Kim me kërkesën e tij paraqisni fakte e dokumente e prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD dhe unë për këtë e falenderoj e përgëzoj se kjo është e vetmjsa kërkesë që unë kam, unë s’kam kërkesë për ndryshimin e vendimit, por për rrëzimin e shpifjeve”.

Pyetje: A mendoni se ambasadorja amerikane është duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendit me deklaratat e bëra ditët e fundit?

Berisha: Ambasadorja Yuri Kim sillet si një guvernatore qoftë në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Zonja Kim preferon të këndojë suskesin e reformës të sponsorizuar nga Sorosi, por Sali Berisha thotë se reforma ka dështuar.

Lulzim Bashës do i sugjerojë gjithnjë e do insistoj të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin, ligjii i dekriminalizimit është një nga meritat kryesore të zotit Basha dhe opozitës që e shtoi atë ligj, unë dhe një herë, kam qenë mbështetës i fuqishëm e jam mbështetës i ligjit të vetingut të politikanëve, është Edi Rama që ka kundërshtuar e hedhur poshtë, ligjin për vetingun e politikanëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY