PAMJET/ Sulmohet vrasësi i gruas shqiptare në Greqi, po hynte në gjykatë

PAMJET/ Sulmohet vrasësi i gruas shqiptare në Greqi, po hynte në gjykatë

289
0
Shares

Është sulmuar prej të afërmve të viktimës Anisa Shehu, bashkëshorti vrasës, Florand Shehu. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se autori i vrasjes makabre të disa ditëve më parë,u godit dhe sulmua prej të afërmve, të cilët përdorën ndaj tij grushte, gurë dhe disa shishe uji.

Policia reagoi menjëherë duke e larguar autorin e vrasjes dhe ndaloi disa familjarë të viktimës. Ndërkohë autori ka pranuar përpara hetuesve se e vrau viktimën në kohën që ajo flinte.

Sipas tij, ajo kishte tentuar të mbrohej, por autori i kishte mbyllur gojën me të dyja duart pasi më parë e kishte goditur dy herë me një thikën që kishte marrë enkas për këtë qëllim nga kuzhina e restorantit që kishte në pronësi të tij.

Ndërkohë, burime nga prokuroria e Athinës, i thanë TCH, se gjatë ditëve në vazhdim, prokurori i posaçëm për të miturit, pritet të vendosë edhe lidhur me fatin e fëmijës së çiftit.

Sipas këtyre burimeve, do të vendoset se kush do të marrë kujdestarinë e djalit 10 vjeçar të familjes.
Kërkesë për kujdestarinë ka bërë familja e Anisës, prindërit e së cilës kanë kërkuar të jenë ata që do të kujdesen për rritjen dhe shkollimin e tij.

Ky vendim me gjasa do të merret brenda muajit shtator, për shkak se gjykatat greke nuk funksionojnë gjatë muajit gusht. top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY