Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi V. P., 26 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht babain e tij shtetasin A. P.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. A., pasi në fshatin Mbyet, ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit K. B.
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 39 vjeç dhe R. S., 29 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe, Lushnjë, pasi për motive të dobëta kanë kanosur me sende të forta shtetasin E. U., 31 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi I. K., pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje në fshatin Dushk.
Divjakë/U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim pasi shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/