Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka nisur këtë fillim gushti disa ditë pushime në Jug të Shqipërisë duke e nisur nga fshati i Anetës, nënës së kryeministrit Rama.
Kim thotë se biseda me banorët i ka lënë mbresa të mira dhe u ka premtuar se do të rikthehet sërish.
Postimi i plotë i ambasadores amerikane në Instagram:
Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë kam nisur disa ditë pushime për të rimarrë energjitë. Shkova në #Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët.
Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan për një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.
Kam kënaqësinë që mësova rreth fshatit tuaj, që ndamë pikëpamjet për jetesën në Shqipëri dhe bisedat për familjet tona.
Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u rikthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/