Policia dhunon banorët që protestojnë në mbrojtje të burimit të Sinecit. PD ka reaguar përmed deputetit Alizoti i ciki thotë se ky është shembull i kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar që punon kundër interesave të qytetarëve.
Postimi i Alizotit:
Edhe pse ka një vendim nga Administrata e Zonave të mbrojtura për të pezulluar punimet pranë burimit natyror të Sinecit, policia dhunon qytetarët që protestojnë për zbatimin e vendimit të AdZM-së.
Është e qartë për të gjithë se kjo polici nuk i shërben qytetarëve, por ortakëve të Ramës që shkelin në mënyrë flagrante ligjin dhe të drejtat e banorëve të zonës. Ky rast është një tjetër shembull i kapjes së shtetit nga ana e një regjimi të korruptuar deri në palcë, i cili punon kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Dhuna ndaj qytetarëve duhet hetuar dhe ndëshkuar një orë e më parë. Është detyra e SPAK të tregojë se askush nuk është mbi ligjin dhe se forcat e rendit nuk mund të përdoren në shkelje të ligjit kundër qytetarëve.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/