I nxehti afrikan do të vijojë gjithë muajin gusht, pavarësisht një uljeje të lehtë të temperaturave këtë fundjavë.
“Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet e Egjeut. Kjo është vala më e nxehtë tani për verën. Kjo valë e nxehtit po zgjat pak më shumë. Termometri ka shënuar 42 gradë, madje ka pasur rritje të vlerave sot. Pjesa më e madhe e zonave perëndimore shënojnë 40, e në qarkun e Fierit dhe Beratit temperaturat shënojnë 42 gradë.
Temperatura të larta janë dhe në Kukës dhe Has. Parashikohet që deri në mesin e javës, do të ketë më pas një rënie të lehtë. Pra nga 42 pritet të shkojnë në 40 gradë.
Që nga ora 10 e paradites, deri në orën 14:00 do të jetë piku. Fatmirësisht në disa zona do të ketë rrebeshe shiu në zona të izoluara. Freskimi i motit do të ndihet në fundjavë kur temperaturat do të zbresin deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër vale në gusht që do përfshijë Shqipërinë. Të nxehtit afrikan këtë verë si epiqendër kanë pasur brigjet e Egjeut”, tha sinoptikanja Lajda Porja për News 24. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/