Mbërrijnë në Atdhe 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Roxh në Siri ndlrsa Kryeministri Edi Rama i ka pritur ata në aeroportin e Rinasit.
Ndërsa bisedoi me gazetarët e pranoshëm ai deklaroi se ka një tjetër operacion në zhvillim.
“Ka një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht pasi është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më i vogël duke menduar që më shumë sesa gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë” tha Rama.
“Është vërtet një situatë ferri në ato kampe lufte. Është punë kërkimore. Ne kemi çuar një numër të caktuar profilesh prej fillimit kur kemi dhënë kontaktet edhe me ndihmën e paçmuar të konsullit tonë në Liban por ato janë profile që ne i disponojmë nga koha e mëparshme kur këta individë kanë rezultuar të larguar drejt atij fronti. Një pjesë kanë gjetur vdekjen. Një pjesë janë përgjithësisht fëmijë gra, edhe ish luftëtarë, por këto të fundit janë nëpër burgje. Është e paqartë sesa është numri që mbetet për tu tërhequr” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se deri tani njihen 2 persona të cilët refuzojnë të largohen nga kampet ISIS në Siri pasi janë pengje atje.
“Në dijeninë tonë janë dy persona që janë identifikuar por nuk kanë bërë hapin për tu paraqitur.
Janë pengje brenda kampeve, nuk shkëputen dot se kanë frikë, pasi në momentin e shkëputjes mund tu marrin jetën” tha Rama në konferencën me gazetarët pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë sot paradite në aeroportin e Rinasit.
Kreu i antiterrorist Gledis Nano thotë se pjesa më e madhe e atyre që nuk janë riatdhesuar ende janë në kampin Al Hol
“Nuk janë aspak bashkëpunues dhe i fshihen strukturave të sigurisë në momentin që ata hyjnë në kamp për ti ndihmuar që ata të kthehen në vendin e tyre“ tha Nano në një prononcim për median sot pas zbritjes në aeroportin e Rinasit të avionit me 5 gra dhe 14 fëmijë që u riatdhesuan nga kampi Roxh (Roj)
“Vështirësitë janë dhe vazhdojnë të jenë pasi ISIS ka ende prezencë në terren. Këta familjarë, fëmijë e gra nuk lejohen të riatdhesohen pasi duhet të qëndrojnë aty sipas ideologjisë radikale e ekstremiste që kanë grupet ekstremiste” tha Nano.
“Jemi duke punuar në atë drejtim. Disa nga personat e identifikuar ndodhen në burg në zonën e Sirisë verilindore. Një pjesë janë larguar dhe fshehur në terren. Një pjesë kanë humbur jetën gjatë luftimeve” tha Nano. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/