Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë mbrëmje deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila kërkoi që ai të mos jetë në Parlamentin e ardhshëm.
Berisha thotë se asgjë nuk e lëkund nga misioni i tij për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në legjislacionin e ri.
Sipas tij, ai do të ndërmarrë një vendim vetëm nëse Departamenti Amerikan i Shtetit do të publikojë fakte që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.
“Nëse keni parasysh deklaratën, nuk jam kaq i bindur, nuk e di se cilat janë motivet e sulmit dhe kërcënimit që ka bërë Kim. Unë mund t’ju them se asgjë nuk lëkund Sali Berishën në përmbushjen e misionit të tij të mbrojtjes së qytetarëve në Parlament. Nuk kam asnjë lidhje me protokollin e parlamentit, jam një deputet që do ulem krenarisht në vendin tim, me një motivim më të madh se herë tjetër. Për çdo vendim që do marrin, është në zgjedhjen e tyre” – tha Berisha.
Berisha u pyet nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA.
“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat” – tha Berisha.
Pjesë nga intervista:
“Siç thotë DASH, burimet e informacionit të sekretarit të shtetit, i ka nga NGO-të të gjitha të sponsorizuara nga George Soros. Në 2009 kur Banka Botërorre nxorri një raport për Shqipërinë të bazuar në raportet e George Soros, dhe kërkoi një ndjesë.Të mos përmend rastin Griselda. Në këtë kontekst, NGO-të, janë një makineri të Soros që shpikin shpifje. Burime kanë qenë raportet e mediave. Kur kemi qenë në pushtet, ambasadori i SHBA në Tiranë deklaronte se një pjesë të madhe i kontrollonte Rama. Jemi bazuar në raportet të investigimit të qeverisë shqiptare, janë të mbushura me shpifje.
Nëse merren për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë në botë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time, duke mbrojtur të drejtën e atyre që kanë votuar Sali Berishën. I rikujtoj zonjës se atë shprehjen e barit, e ke nga shokët socialistë, jua sugjerojë tua çoni atyre. Ofendime të tilla publike janë për një ambasadore, jo të denja dhe mendoj se detyrohet të kërkojë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve. Barit tja çojë Edi Ramës” – tha Berisha.
Përsa i përket marrjes së postit të deputetit në legjislacionin e ardhshëm, Berisha tha se është i gatshëm që të ndërmarrë çdo vendim nëse publikohet qoftë vetëm një fakt nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të vërtetuar akuzat.
“Partia Demokratike është forcë sovrane. Shqipëria është vend sovran. Askush nuk ka të drejtë të përcaktojë kush do jetë në parlament përveç shqiptarëve. SHBA janë një mik i Shqipërisë. Jam i gatshëm të marrë çdo vendim nëse publikohet qoftë një fakt që Sali Berisha ka abuzuar me fondet publike për të pasuruar familjen e tij. Është një deklaratë, e cila nuk ka asnjë fakt, argument apo dokument që mund të provohet. Për këtë i jam drejtuar gjykatës Korreksionale në Paris. Nuk besoj se DASH i ka dhënë frazën e barit pasi është një frazë e diktatorit, nuk besoj të ketë ardhur nga SHBA” – tha Berisha.
Pas kërkesës së ambasadores Yuri Kim, sh-kryeministri thotë se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me liderin demokrat, Lulzim Basha.
Sipas Berishës, kryedemokrati Basha nuk i ka thënë asgjë në lidhje me qëndrimin që do të mbajë grupi i PD për kërkesën e ambasadores, por as nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.
I vendosur, Berisha lë të kuptohet se nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi siç shprehet ai është në misionin që i kanë besuar qytetarët.
Pyetje: A keni folur me Bashën? Ju tha Basha se çfarë qëndrimi do mbajë PD?
Sali Berisha: Në telefon kam folur. Zoti Basha nuk më tha dhe as ja kërkova. Qëndrimi im është i prerë. Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD nuk mund të behët kurrë parti e dhunimit të shqiptarëve, as sovranitetit të saj dhe të vendit. Ftoj cilindo përfaqësues të SHBA dhe të çdo vendi tjetër, çdo shqiptar të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm, por nuk ekzistojnë.
I pyetur nëse e ka vënë Lulzim Bashën në situatë të vështirë, për të zgjedhur mes tij dhe SHBA, Berisha tha:
“Pozita më e vështirë do të ishte nëse unë nuk do bëjë këtë që po bëj. Nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor dhe liritë e njeriut. Një parti që nuk qëndron për këto parime dhe është themeluar mbi to meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat”, u shpreh ish-kryeministri. Oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/