Lubonja për deklaratën e Yuri Kim: Nuk e ka zgjidhur as shoqëria...

Lubonja për deklaratën e Yuri Kim: Nuk e ka zgjidhur as shoqëria problemin me autoritetin, nuk kemi problemin numër 1 Berishën por Ramën

217
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kryediplomates amerikane Yuri Kim e cila i kërkoi Lulzim Bashës që Sali Berisha të mos jetë në parlamentin e ardhshëm. Sipas tij, ajo çka tha Kim nuk i bind demokratët, teksa shton se Sali Berisha duhet të ishte tërhequr politikisht kohë më parë.

Në një intervistë për News24, Lubonja thotë se çështja e Berishës nuk është problemi kryesor në Shqipëri. Ai shprehet se fenomeni që duhet goditur në vend është fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga kryeministri Edi Rama.

Për zgjidhjen e çështjes së Berishës nëse do të jetë në Parlamentin e ardhshëm ose jo, Lubonja thotë se Basha duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së dhe ta hedhë me votë.

‘’E dëgjova padyshim me vëmendje të veçantë, nëse do përdorja dy fjalë për ta karakterizuar deklaratën, do e quaja kontradiktore dhe të gabuar politikisht. Mund të mendosh si unë, që Berisha është burim i të këqijave qysh në fillim. Nuk i bind dot demokratët dhe as ne. E kam shprehur që politikisht Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por jo që PD dhe Bashën ta trajtosh si fëmijë. Kjo e lë PD në gjendje fëmijnore. Duhet të marrë vendime vetë.

Nuk e ka zgjidhur ashtu sikur nuk e ka zgjidhur gjithë shoqëria problemin me autoritetin. Ne sot nuk kemi problemin numër 1 Berishën në PD, ne kemi problemin nr.1 në partinë në pushtet që po bëhet parti shtet. Nëse ka ndonjë fenomen që duhet goditur është lideri absolut, pra Enver Hoxha është midis nesh, duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama. Pra korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka kapur shtetin, e përfaqëson Rama.

Ajo që duhet marrë Basha është që të rritet, nuk është rritur Basha. Duhet të marrë vendime, mos i marrë vetë e para. Je në demokraci? Mblidh Këshillin, shiko, voto nëse mendon se është çështje.’’- tha Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY