TIRANË/ Dalin emrat e të plagosurve, si nisi sherri nga një përplasje...

TIRANË/ Dalin emrat e të plagosurve, si nisi sherri nga një përplasje makinash, u qëllua me pistoletë. Policia nuk thotë autorin

268
0
Shares

Policia ka identifikuar autorin që plagosi dy persona këtë mbrëmje në rrugën Todi Shkurti në Tiranë.

Autori është larguar me shpejtësi me një mjet me xhama të zinj, fill pasi qëlloi drejt Jetmir Marashit dhe Altin Gjokës.

Në gjendje më të rëndë është i plagosuri Jetmir Marashi, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin e Traumës sëbashku me të plagosurin tjetër.

Konflikti ndodhi pas përplasjes së dy makinave.

Dyshohet se është përdorur një pistoletë ndërsa sherri nisi për shkak të reagimit të ashpër të një prej palëve për përplasje të makinave. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ka pasur dhe një shërbim patrulle, e cila besohet  se ka pikasur automjetin me të cilin është larguar autori. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY