Foto nga operacionet mehershme te policise
Policia ia doli që nëpërmjet disa mediave të lajmëronte pronarët e parcelave të kanabisit në Durrës vetëm pak orë para nisjes së operacionit.
Në fakt operacioni ka nisur por përpara tij mediat në Tiranë transmetuan me titra në lidhje mer këtë operacion duke dhënë detaje që mund të ndihmojnë trafikantët ti shpëtojnë policisë.
Gjatë kontrolleve me dronë janë pikasur 31 parcela me drogë në fshatrat e thella të Niklës dhe 12 në zonën e Ishmit. Pritet që në orët në vijim të dalim më shumë informacione në lidhje me operacionin që po zhvillohet.
Mediat dhanë edhe detaje në lidhje me zonta ku zhvillohet operacioni dhe sa forca policore janë përfshirë. Janë 13 furgona të FNSH-së që janë nisur në drejtim të fshatit Nikël dhe Ishmit, thuhej në titrat e televizioneve informative. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/