Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Pegasus”, spiunin që mund ta keni në telefonin tuaj, raporton edhe kur e keni fikur

22/07/2021
“Pegasus”, spiunin që mund ta keni në telefonin tuaj, raporton edhe kur e keni fikur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Softueri Pegasus i firmës izraelite NSO është një nga mjetet më të fuqishme të përgjimit në botë. Programi mund të instalohet fshehurazi në telefonin celular, pa dijeninë e personit të prekur.

Zgjodhëm emrin „Pegasus”, sepse softueri është një kalë Troje, madje një kalë Troje me krahë, që fluturon direkt në telefonin celular, qe shprehur njëherë në një intervistë Shalev Hulio, shefi i firmës izraelite NSO. Madje programi i spiunimit mund të instalohet nga distanca, pa asnjë ndërhyrje në aparaturë, në mënyrë krejtësisht të fshehtë, pa dijeninë e personit që përgjohet, madje edhe pa qenë nevoja, që viktima të bëjë diçka.

Produkti më i shitur

Trojani „Pegasus” është bestselleri i firmës. Në mbarë botën shërbimet sekrete dhe autoritetet policore e shfrytëzojnë këtë program, për të spiunuar plotësisht dhe pa u vënë re personat që kanë në shenjestër.

Nëse sulmuesit kanë arritur të fusin „Pegasus” në celularin e dikujt, atëherë ata kanë kontrollin e plotë mbi aparaturën. Ata janë në gjendje të kopjojnë të gjitha të dhënat nga telefoni celular dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonin apo kamerën dhe të lexojnë madje edhe mesazhe të koduara. Një ndër arsyet kryesore për popullaritetin e softuerit konstrovers është ndoshta fakti, se „Pegasus” mund të instalohet relativisht lehtë në celular dhe kjo vështirë se mund të pengohet.

Për të shpëtuar jetë?!

Prodhuesi bën të ditur se ua shet teknologjinë e tij vetëm organizatave qeveritare të verifikuara. Dhe vetëm për të luftuar terrorizmin dhe krimin. Për këtë qëllim, raporton NSO, softueri përdoret „çdo ditë” në të gjithë botën duke përmbushur një „mision që shpëton jetë”.

Por në mbarë botën qindra gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe politikanë, ndër ta edhe presidentë shtetesh, janë spiunuar me softuerin e fuqishëm të spiunazhit.

Përgjim gazetarësh dhe aktivistësh

Kjo rezulton nga hulumtimi i bërë prej një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe NDR, ËDR, „Süddeutsche Zeitung” dhe gazeta javore „Zeit”. Kërkimet e gazetarëve së bashku me organizatën Forbidden Stories dhe Amnesty International zbuluan një rekord prej më shumë se 50.000 numrash telefoni të përgjuar.

Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron

Softueri spiun është përdorur kundër gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Hungari dhe Arabinë Saudite.

Sipas mediave softueri i spiunazhit Pegasus është përdorur edhe kundër presidentit farncez Emanuel Macron dhe politikanëve të tjerë francezë.dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026
Dorëheqje në Bashkinë e Durrësit pas kërkesës së Kryeministrit Rama

Rama në procesin e “Partizani”, SPAK: Nuk kemi kundërshti për pyetjen e Edi Ramës si dëshmitar

02/04/2026
Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026
Dorëheqje në Bashkinë e Durrësit pas kërkesës së Kryeministrit Rama

Rama në procesin e “Partizani”, SPAK: Nuk kemi kundërshti për pyetjen e Edi Ramës si dëshmitar

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.