Një ish-menaxher banke i cili ka dalë në pension u vra mbrëmjen e djeshme pranë një ATM-je në Lequile, Leçe, Itali.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 69-vjeçarin Giovanni Caramuscio. Ai ishte duke tërhequr para nga ATM kur është sulmuar nda dy persona ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje janë dy vëllezër shqiptarë të cilët janë dhe të dyshuarit kryesorë të ngjarjes.
Autorët u filmuan nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth e rrotull teksa kryenin vrasjen. Ata ishin të maskuar me maska antiCOVID por gjatë arratisjes kishin lënë gjurmë.
69-vjeçari u vra në sy të gruas së tij.
Policia po punon për zbardhjen e krimit ndërsa një ekip është në kërkim të armës së krimit. Sidoqoftë, kërkimet për armën e vrasjes nuk dhanë asnjë rezultat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/