Në 24 orët e fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe 310 persona të tjerë në komunën e Decanit, njoftoi drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.
Ai thotë se të gjithë pacientët kanë shfaqur të njëjtat simptoma si ata që janë helmuar nga uji i rubinetit në shtëpi.
“Në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 korrik deri më 14 janë gjithsej 1062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, ka thënë ai në një konferencë të shkurtë për media.
Prej disa ditësh tashmë afro 2000 banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfaqur simptoma të helmimit në Deçan. Qeveria kosovare shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme deri në kalimin e situatës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/