Komisioni rregullator miraton rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, votat në komision...

Komisioni rregullator miraton rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, votat në komision 3-2

92
0
Shares

Komisioni Rregullator miratoi me 3 vota pro dhe 2 kundër, projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 25 prill të këtij viti.

Dy anëtarët e Komisionit Rregullator Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj kanë shprehur publikisht votën e tyre kundër, duke shtuar se në procesin zgjedhor ishte në shkelje të të gjitha veprimarive të ndaluara nga qeveria.

Pas anëtarëve të Komisionit,  fjalën e morën përfaqësuesit e partive politike.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Ivi Kaso ka kërkuar nga Komisioni Rregullator që të mos miratojë projektvendimin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në fjalën e tij, Kaso tha se anëtarët duhet të reagonin me votë kundër, për shkak se procesi kishte pasur parregullsi.

“Nuk jam dakord me faktin që jeni të kushtizuar në vendimin tuaj. Vlerësoj se duhet të ngriheni në lartësinë e detyrës për vlerësimin e procesit. Është proces që duhet t’i shqetësojë të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Qëndimi juaj nuk duhet të jetë “s’kemi çfarë të bëjmë” dhe të shprehni kontestimin tuaj me votë. Kërkoj që të reflektoni thellë dhe reagoni me votë,”-tha ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY