Si u kap ngarkesa me babane dhe kokainë, kompania që e porositi...

Si u kap ngarkesa me babane dhe kokainë, kompania që e porositi me seli në Kombinat

103
0
Shares

Në kamionin me banane ndaluar në portin e Durrësit u gjetën brenda 150 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14  pako dhe ishte e futur në pjesën e kontenierit.

Kamioni me banane kishte mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë ndërkohë që ishte në vëzhgim se kush do vinte që të merrte sasinë e kokainës. Droga u pikas në momentin e skanimit.

Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në komisariat. Shoferi i kamionit, ndërsa personi i dytë është përfaqësuesi i kompanise që ishte paraqitur për të marrë sasinë e bananeve.

“Alba Exotic fruit” është kompania që kishte porositur sasinë e bananeve. “Alba Exotic fruit” është me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY