Një person humbi jetën në orët e para të mengjesit pas një aksidenti. Ngjarja ndodhi ne rrugën Gostimë Mollas në Cërrik.
Në fshatin Lumas një makinë doli nga rruga duke humbur jetën drejtuesi i saj ndërsa një pasagjer u plagos.
Cërrik/ Informacion paraprak
Më datë 11.07.2021, rreth orës 01:45, në aksin rrugor Gostimë- Mollas, në fshatin Lumas, mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin R.H., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi R.H., dhe është plagosur pasagjeri shtetasi E.Q., 29 vjeç, banues në fshatin Floq, Cërrik i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/