“Kriza mjedisore në Durrës dhe Kavajë, strategji mafioze e Ramës për të...

“Kriza mjedisore në Durrës dhe Kavajë, strategji mafioze e Ramës për të çuar mbetjet në Sharrë”

114
0
Shares

Kriza mjedisore në Durrës dhe Kavajë është strategji mafioze e Ramës për të çuar mbetjet në Sharrë me kosto të papërballueshme për qytetarët, deklaroi sot PD e Durrësit përmes kryetarit lokal Ferdinand Xhaferri.

DEKLARATË E KRYETARIT TË DEGËS SË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRI:

Ka mbi 4 vite që vlon problematika e mbetjeve për qytetet e Durrësit dhe Kavajës dhe së fundmi i është vënë flaka jo në kuptimin figurativ, por sikurse e shikoni në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. Ne kemi parë në qytetet e Durrësit dhe të Kavajës kazanë mbetjesh të tej mbushur gjatë ditës dhe që digjen gjatë natës.

Pra sikurse shikohet, për qytetet e Durrësit dhe Kavajës situata e mbetjeve ka degraduar në një krizë mjedisore me shumë rrezik për shëndetin e qytetarëve te Durrësit dhe të Kavajës. Kanë kaluar katër vite, nuk kemi të bëjmë më me paaftësi, është një rast, është një plan i mirëfilltë mafioz, është një sjellje prej nje organizate kriminale , sepse ashtu sikurse organizatat kriminale që kur duan të realizojnë objektivat e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve , shkojnë deri në vrasjen dhe ekzekutimin e qytetarëve , këtë punë po bën qeveria me krizën e mbetjeve.

U ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës të cojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton.

Një aferë e pastër korruptive dhe pse?

Tre vite më parë erdhi kryeministri Rama këtu në Durrës, shkoi dhe në Porto Romano dhe Këshilli Bashkiak u mblodh me urgjencë dhe miratoi, shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore.

Nuk u bë asgjë! Dy vite më vonë në qershor të 2020, këshilli bashkiak u mblodh përsëri dhe shpalli për herë të dytë gjendjen e emergjencës mjedisore.

Këto ditë u orkestrua kriza mjedisore, u bë situata alarmante për Durrësin dhe Kavajën, e papërballueshme.

Dhe disa ditë më parë Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që për 10 vitet e ardhshme mbetjet të shkojnë tek landfilli i Sharrës me një kosto prej 40 mijë euro për ton. Një vit më parë, në 2020 bazuar në vet strategjinë e qeverisë për trajtimin e mbetjeve për rajonin e Shqipërisë së mesme, tarifa ishte projektuar, kosto ishte projektuar 29 euro për ton.

Pra, sikurse duket qartë është një aferë e pastër korruptive. Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh këtë aferë.

Ne jemi në pritje që SPAK-u të veproje përpara se situata të degradoje me shumë rrezik për jetën e qytetarëve të Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY