Policia gjobit 10 milionë Noisin, ja ku u kap nga uniformat blu

Policia gjobit 10 milionë Noisin, ja ku u kap nga uniformat blu

236
0
Shares

Policia e Durrësit ka gjobitur Noisin me 10 milionë lekë mbrëmë pasi u gjet me lokalin e tij hapur pas orës policore.

Noisi ka një lokal në lagjen 13 ku i vajti edhe policia.

Po ashtu policia e Durrësit ka gjobitur edhe një lokal tjetër Restorant Tetova.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

Indrit Deti, 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe Rigels Rajku, 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY