TENDERI 30 MILIONË EURO/ Akuzat emër për emër, drejtoresha, motër me kryetaren...

TENDERI 30 MILIONË EURO/ Akuzat emër për emër, drejtoresha, motër me kryetaren e gjykatës, cili ishte denoncimi i PD

718
0
Shares

SPAK ka publikuar akuzat për zyrtarët e ministrisë s Brendshme ndërkohë që është mësuar se drejtoresha e Prokurimeve Edlira Naqellari është edhe motra e kryetares së gjykatës së Lezhës.

Sipas SPAK, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa tvsh.

 

AKUZA DHE MASA E SIGURISE

Edlira Naqellari, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Flutura Çekrezi, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Anisa Bogdani, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në shtëpi

Ani Omuri, e dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kleivis Hasani, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Fatmir Demneri, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Mariglen Buzali, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg

Gëzim Mingaj, i dyshuar për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, arrest në burg. a.b


Një vit më parë deboncim për këtë tender bëri edhe PD përmes një deklarate të Lealba Pelinkut.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT ANTIKORRUPSION, LEALBA PELINKU

Kur bëhet fjalë për abuzimin me miliona euro, Sandër Lleshaj nuk ndryshon nga paraardhësit e tij Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj.

Gjuetia e preferuar e Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës është tenderi 30 milionë euro me uniformat e policisë.

Kësaj rradhe, mënyra e gjetur për të vjedhur është paracaktimi i fituesit përmes shkeljes së procedurave ligjore për rregulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg.

Për të përjashtuar garën në tenderin e hapur pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka përgjysmuar afatin minimal të parashikuar në ligj për t’u bërë pjesë e tenderit dhe për të plotësuar kushtet e tij.

Ligji i Prokurimit Publik parashikon një afat minimal 52 ditor, por Sandër Lleshaj, në shkelje të ligjit, ka vendosur shkurtimin e afateve për ata që duan të konkurojnë në 24 ditë.

Ky është një afat kohor i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimin ligjor që dikton kushte të barabarta gare dhe konkurence.

Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar, për favorizimin e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurentët e tjerë.

Shkelja flagrante e rregullave në këtë tender 30 milionësh të uniformave të policisë tregon se kushtet ku operon sot prokurimit publik në Shqipëri janë kushtet e një pazari mafioz. Kur dy banda mbyllin pazarin, siç ka ndodhur në rastin e tenderit të uniformave, askush nuk duhet lejuar të ndërhyjë e të pazarin.

Partia Demokratike do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në 30 milionë euro para publike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY