Kronika e Tiranës/ Për çfarë u vunë prangat, nga rrahja...

Kronika e Tiranës/ Për çfarë u vunë prangat, nga rrahja e kushëririt deri te vjedhja e automatit të energjisë

116
0
Shares

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;

V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY