GJKKO publikoi vendimin e saj këtë pasdite ndërsa la në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.
Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Ndërkohë mediat publikuan sot edhe dosjen e hetimeve, ku faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.
Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.
Katër të tjerë janë lënë në ‘Arrest në shtëpi’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/