Kryeministri Edi Rama, afat 100 ditë për policët dhe oficerët e korruptuar

Kryeministri Edi Rama, afat 100 ditë për policët dhe oficerët e korruptuar

93
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i la një afat 100 ditor drejtuesve të Policisë së Shtetit që të godasin të gjithë efektivët të cilët janë të përfshirë në abuzime ose korrupsion.

Duke e cilësuar një objektiv të palëvizshëm, kreu i qeverisë thotë se duhet forcuar besimi i qytetarëve tek strukturat e policisë.

“Nuk ka arsye që një qytetar e ndalon dhe i kërkon lekë. Që e ndalon dhe në sy të fëmijëve dhe gruas i bën atë presionin miserabël të pengmarrësit në mes të rrugës. Forca e shembullit tuaj është themeli i kësaj faze të re. Nëse do qëndroni në shembullin tuaj dhe do i ndiqni të gjitha prioritetet tuaja, brenda pak kohe gjithcka do fillojë të lëvizë për të arritur në një nivel të ri. Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë dhe asnjë luftë me të panjohur. Vetëm gjëra që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre. Në çdo qark, në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë që ka ndëshkueshmri. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policët rrugorë, shqiponja skiftetrë dhe çakej që rrijnë si të infiltruar në polici të shkojnë përpara drejtësisë” – tha Rama.

Një tjetër prioritet të cilin kryeministri e ka theksuar, është inkorporimi i mëtejshëm i teknologjisë duke rritur kështu efektshmërinë e strukturave të policisë.

“Prioriteti numër katër i policisë është i drejtuesve vendor që duhet ta realizojnë. Lidhur me avancimin e mëtejshëm të revolucionit teknologjik në Policinë e Shtetit. Policia ka një flotë të re mjetesh por ka nevojë për monitorim të territorit. Po punojmë intensivisht që të bëjmë monitorimin e rrugëve me kamera që t’i japin policisë një sy 24 orë. Po ashtu shtrirjen e sistemit të kamerave të trupit dhe pajisjen ose vënien në dispozicion të policisë së shtetit të dronëve super inteligjentë për monitorimin e territorit për të pasur një sy në qiell për çdo rrënjë kanabisi, ndërtim pa leje, cënim pyjesh ose lëvizje mjetesh dhe forcash kriminale ku policia e shtetit është në kërkim, çdo tokë bujqësore e pyll. Edhe këtë ne duhet ta bëjmë dhe tua vëmë në dispozicion” – tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY