Aksion masiv në të gjithë vendin për lojërat e fatit, “gjysmëfinalja” con...

Aksion masiv në të gjithë vendin për lojërat e fatit, “gjysmëfinalja” con në pranga 35 persona

73
0
Shares

Policia e Shtetit ka organizuar mbrëmjen e djeshme një operacion të koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Operacioni u zhvillua për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin përmes 1100 punonjësve të policisë janë arrestuar 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e  1 në Korçë. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY