Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar fill pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale të korrupsionit.
Yuri Kim thotë se tani ka ardhur koha që personat që janë përfshirë në akte korruptive, nuk duhet të mendojnë se ‘i mbron’ pushteti apo fuqia që kanë, pasi do të përballen me pasojat e veprimeve që kanë bërë.
Postimi i Yuri Kim:
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pavarësisht sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha për të peshuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të gjykuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për t’u ndalur. Askush nuk është mbi ligjin”. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/