Manastirliu në QSUT, viziton familjen e lënduar rëndë nga shpërthimi në Velipojë:...

Manastirliu në QSUT, viziton familjen e lënduar rëndë nga shpërthimi në Velipojë: Situata mbetet tejet kritike

75
0
Shares

Tiranë, 4 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot të lënduarit nga ngjarja e rëndë e Velipojës, të cilët po marrin shërbim të specializuar në repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Gjatë bisedës me stafin mjekësor, Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet maksimumi për trajtimin e familjes së lënduar rëndë nga shpërthimi në Velipojë, por situata mbetet tejet kritike.
“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike” tha Manastirliu.

Prof. Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës, u shpreh se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është jashtëzakonisht kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY