4 të plagosur në Velipojë, shpërthem bombula në hotel, 2 adoleshentë në...

4 të plagosur në Velipojë, shpërthem bombula në hotel, 2 adoleshentë në gjendje të rëndë

79
0
Shares

Katër pjesëtarë të një familjeje u plagosën në Velipojë pasi një bombul gazi shpërtheu në hotel.

Ata kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme në trup, për shkak të zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Shkak i ngjarjes, raportohet paraprakisht të jetë bërë bombola e gazit e cila dyshohet të ketë shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

Korespondenti i Panorama, bën me dije se të plagosurit janë në familjen Gjoka, banuese në Velipojë.

Të dëmtuar janë: Alketa Gjoka 30 vjece, Daniela Gjoka 18 vjece, Klarisa Gjoka 15 vjece dhe Enrik Gjoka 11 vjec.

Të lënduarit nga spitali i Shkodrës janë nisur për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se ata kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY