Kronika e Tiranës/ Trafikanti kishte kthyer shtëpinë e motrës në magazinë droge,...

Kronika e Tiranës/ Trafikanti kishte kthyer shtëpinë e motrës në magazinë droge, bie në pranga edhe 61 vjeçarja

105
0
Shares

Finalizohen nga policia në Tiranë 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit.

Bien në prangat e Policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojrave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. V., 41 vjeç dhe E. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. V., 27 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

O. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY