Sot masa të lehtësuara nga covid, ministrja Manastirliu: Mbetet ende alerti nga...

Sot masa të lehtësuara nga covid, ministrja Manastirliu: Mbetet ende alerti nga rreziku i variantit Delta

65
0
Shares

Duke filluar nga sot ora policore shtyhet me një orë, nga 00:00, deri në orën 06:00. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.

Komiteti i Ekspertëve ka lejuar kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

Po ashtu lejohen edhe aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Ndërkaq ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se pavarësisht lehtësimit të masave, përsëri vigjilenca duhet të jetë në maksimum, për shkak të variantit Delta, e cila është identifikuar në vendet fqinje.

“Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Deri tani në Shqipëri nuk është regjistruar ndonjë rast delta sipas ISHP por në Kosovë janë identifikuar dy raste.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY