Një person humbi jetën sot në Prezë. Trupi i tij u gjet në një rezervuar. Besohet se ai ishte futur në ujë për tu freskuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/