Kamarieri shkodran dotëzon kontributet për familjen e Musaen Zenelit

Kamarieri shkodran dotëzon kontributet për familjen e Musaen Zenelit

221
0
Shares

Një kamarier nga Shkodra, Rehyl Toska i ka dorëzuar 60 zarfe me një shumë që i kalon 2 milionë lekë nënës së Musaen Zenelit që mbeti i vrarë në një përleshje me armë mes dy familjeve në Velipojë.

Kontributet e mbledhura erdhën nga kamerierët, biznesmenët dhe qytetarët e Shkodrës.

Unë bëra atë çfarë ne na ka takuar të bënim. Atë kontribut sa kemi bërë. Por, unë dua të bëj një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët, ish-kolegët, bizneset që na janë afruar, qytetarët dhe shumë shqiptarë të tjerë që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Kjo është e gjitha. Ne s’mund të themi gjë mbrapa, por kemi menduar të lehtësojmë pak dhembjen e familjes. Falenderoj të gjithë mediat që na mbështetën dhe faleminiderit të gjithëve”, tha Rehyl Toska.

Ngjarja e rëndë me katër viktima ndodhi pak pas mesnatës në Velipojë. Pas përplasjes me armë mes familjes Ferracaku dhe familjes Gocaj; mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, si dhe kamarieri Musaen Zeneli 20 vjeç. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY