Detaje të tjera nga arrestimi i Karriqit, u kap gjatë përgjimit të...

Detaje të tjera nga arrestimi i Karriqit, u kap gjatë përgjimit të trafikut

226
0
Shares

Paraprakisht dyshohet se prokurori Edmond Karriqi akuzohet për korrupsion, pasi ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK, nga një dosje që Prokuroria e Posaçme ishte duke hetuar për drogë.

Sipas burimeve nga SPAK, prokurori Edmon Karriqi është kapur në përgjime dhe nga veprimet e tjera hetimore se ka marr 2 mijë euro për ndryshimin e një mase sigurie. Vlerat monetare janë marr nëpërmjet Isuf Gegës dhe dy personave të tjerë që janë tashmë nën hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit aktiv.

Burime bënë me dije që prokurori u arrestua në shëtitoren e Kavajës sëbashku me shoferin e tij, ndërkohë që hetuesit kanë bastisur dhe shtëpinë e tij për të ushtruar kontroll.

Në pranga kanë përfunduar dhe shtetasi Isuf Gega me detyrë sekretar në prokurorinë e Kukësit së bashku me një person tjetër.

Prokurori Edmond Karriqi është sjellë me automjetin e drejtuesve të policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY