VENDOS VOTIMIN E HAPUR/ Gjykata Kushtetuese atakon Ligjin Zgjedhor, heq një paragraf...

VENDOS VOTIMIN E HAPUR/ Gjykata Kushtetuese atakon Ligjin Zgjedhor, heq një paragraf nga neni për ndarjen e mandateve

142
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e partisë Bindja Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare lidhur me financimin e partive politike dhe gjithashtu ka shfuqizuar pikën 3 të nenin 163 të Kodit Zgjedhor pasi bië në kundërshti me Kushtetutën.

Përkatësisht kjo pikë e nenit, ka të bëjë me shfuqizimin e nenit që ndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

Kjo do të thotë se kufizimi i thyerjes se herësit për të fituar mandatin bie. Praktikisht me këtë përcaktim kushtetuesja ka vendosur votimin e hapur në Shqipëri.

Vendimi i Plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY