“Ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë...

“Ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit“

113
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për mediat shqiptare nga Brukseli.

“Kemi një mbështetje të madhe nga PPE në këtë betejë sepse nuk po bëhet thjesht për Partinë Demokratike, por po bëhet për demokracinë, po bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, ka thënë Basha gjatë intervistës.

Basha theksoi se qëllimi është të çlirojmë shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipëria të ketë një demokraci funksionale

INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË BRUKSEL

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, Partia më e madhe europiane dhe me grupin më të madh parlamentar në PE, në Bruksel ku ka pasur edhe një fjalë në sesionin e mbyllur të kësaj asambleje. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Basha, pati një intervistë të shkurtër për median shqiptare në kryeqytetin europian.

Intervista e plotë e kryetarit Basha:

Pyetje:  Në Bruksel po zhvilloet Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, është takimi i parë fizik pas një periudhe shumë të gjatë të pandemisë, ka disa tema në rendin e ditës, ju ku e vutë theksin në këtë takim?

Lulzim Basha: Së pari, falënderova Partinë Popullore Europiane dhe të gjithë partitë simotra për mbështetjen shumë të madhe që na dhanë para dhe gjatë fushtës zgjedhore. Sigurisht që ndamë shqetësimin e madhë për masakrën zgjedhore, për atë që ODIHR-i tashmë e ka përcaktuar në raportin paraprak si dy problemet kryesore: blerjen masive të votave dhe shkrirjen në një të shtetit dhe partisë, si dhe nevojën për të hartuar së bashku një platformë për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Ne kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga Partia Popullore Europiane në çdo nivel, në vivelin politik por dhe në nivelin e përfaqësuesve të tyre në institucionet europiane. Nga Komisioni Europian, në Parlamentin Europian, në Këshillin Europian dhe do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë dhe një mbështetje të madhe nga Partia Popullore Europiane në këtë betejë, sepse kjo betejë nuk po bëhet thjesht për Partinë Demokratike, por po bëhet për demokracinë, po bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Vlerat e kësaj partie, investimi i kësaj partie dhe i shteteve anëtare tek demokracia shqiptare në këto 30 vite do ta mundësojnë që së bashku të kapërcejmë edhe këtë sfidë të jashtëzakonshme përpara të cilës na vunë zhvillimet e masakrës së 25 prillit.

Pyetje: Ju përmendët raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, ne pamë gjithashtu dhe raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe do të jetë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it që pritet nga të gjitha palët politike dhe jo vetëm. Mbi zgjedhjet në Shqipëri, çfarë impakti do ketë sipas jush ky raport në integrimin europian të Shqipërisë?

Lulzim Basha: Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm  përmes procesit të integrimit europian të vendit. Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike  zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek  keqpërdorimi i administratës tek intimidimi dhe shantazhimi i punonjësve publike dhe i zgjedhësve dhe ç‘është më e keqja tek vazhdimi i aleancës me krimin. Këto janë edhe prioritetet që  kam diskutuar me partnerët dhe aleatët tanë ku padiskutim ndarja e politikës me krimin mbetet një imperativ për Shqipërinë për të ecur përpara.

Pyetje: Dialogu politik është kyç në integrimin europian të Shqipërisë. Jo vetëm Partia Popullore Europiane por edhe të gjithë shtet europiane përfshirë këtu edhe Komisionin Europian duan të dinë se si do të jetë ky dialog politik midis qeverisë dhe opozitës duke filluar nga shtatori. Është kyç. Çfarë propozimi keni ju për këtë?

Lulzim Basha: Dialogu politik është mjet nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që  e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për  një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjëve.

Pyetje: Dhe pyetja e fundit.  Mesazhi i europianëve në këtë takim ka qenë që pa këtë dialog politik do të jetë shumë e vështirë të hapen kapitujt nëse hapet Konferenca e parë Ndërqeveritare të hapen pastaj praktikisht negociatat pa këtë dialog midis qeverisë dhe opozitës. Ka qenë kjo?

Lulzim Basha: Shiko, burokracia europiane ka një mënyrë të shprehuri, e cila racionalizon vendimet politike të Këshillit Europian, ndërsa për Shqipërine dhe shqiptarët gjërat janë të qarta, pa demokraci nuk ka Europë, nuk ka rrugë të shkurtër drejtë Euuropës, sic nuk kishte rrugë të shkurtër drejtë NATO-s, apo drejtë heqjes së vizave, ndajnpavarsisht prej zbukuromeve apo propagandës, sado e fuqishme të jetë e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Shqipëria do të ecë përpara atëhere kur demokracia të funksionojë, ku shteti i së drejtës të funksionojë dhe padiskutim që 25 prilli jo vetëm nuk ka zgjidhur gjë, po ka shtuar problemet në këtë drejtim. Ndaj unë, Partia Demokratike, opozita kemi një detyrë akoma më të madhe karshi shqiptarëve e Shqipërisë, e në vecanti dëshirës së tyre, dëshirës sonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë antare të bashkimit europian, për të zgjidhur problemin më të madh që Shqipëria sot ka, problemin e konfirmuar me 25 prill që është rënja e demokracisë e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY