Gjithcka nga ngjarja tragjike në Velipojë ku humbën jetën 4 persona ka ndodhur në pak minuta. Ferracakët kanë shkuar për sqarimin tek Gocaj në orën 12.30 të natës.
Do sqaroheshin për një siperfaqe me zhezlonge ku të dy fqinjët nuk binin dakord.
Por debati ka eskaluar dhe me pas duart kanë shkuar te armët. Askush nuk e di me se kush qëlloi mbi kë por pas disa sekondash të gjithë të pranishmit kishin larë hesapet me njerë tjetrin në mënyrën më të keqe të mundshme.
Mes tyre edhe Myzerim Zeneli, 20-vjeçari që kishte ditën e parë të punës.
Ai kishte nisur punë si kamarier në Hotel ‘Gocaj’ ditën e djeshme dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Zeneli ndodhej prezent kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/