6 armë bënë masakrën e Velipojës, në kërkim dy persona të përfshirë...

6 armë bënë masakrën e Velipojës, në kërkim dy persona të përfshirë në këto vrasje

132
0
Shares

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë dhe shoqëronin vëllezërit Ferracaku gjatë takimit tragjik në oborrin e hotelit Gocaj.

Në total janë 20 persona të shoqëruar pasi besohet të kenë dijeni të mëtejshme rreth konfliktit. Në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në 6 armë ndërsa sipas burimeve të pakonfirmuata vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë.

Sipas dyshimeve edhe dy personat në kërkim kanë qenë të armatosur. Po ashtu edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njëri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov.

Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Gjatë përplasjes me armë u vranë Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli 17 vjeç, ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i viktimës Kujtim Ferracaku.

U vranë dy vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç, i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamarier në plazhin e Velipojës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY