COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3853 testime, 7 të shëruar, 3 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.
Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.
Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3853
Testime totale 792,878
Raste pozitive 132,509
Raste të shëruara 129,982
Raste Aktive 71
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 18
Lezhë 6
Durrës 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1 m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/