Gjykatata Kushtetuese nis shqyrtimin zgjedhjeve lokale, qeveria kërkon pezullimin e cështjes

Gjykatata Kushtetuese nis shqyrtimin zgjedhjeve lokale, qeveria kërkon pezullimin e cështjes

121
0
Shares

Gjykata Kushtetuese mori sot në shqyrtim padinë në lidhje me zgjedhjet moniste lokale të vitit 2019 ndërkohë që u rrëzua skenari i bllokimit të shyqrtimit të cështjes nga shoqata e bashkive që u mor nën kontroll nga qeveria.

Elira Kokona nga Këshilli i Ministrave:

“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”.

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi:

“Pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”.

Jordan Daci, përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi):

“Nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet.  Gjykata kushtetuese: pozicionimet e palëve janë në diskrecionin e tyre”.

Gjykata terhiqet per vendim per te pranuar apo jo kerkesat e qeverise.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin e saj për dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili anuloi 30 qershorin, si datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, ndërsa dekretoi 13 tetorin e 2019-ës si datën e ligjshme për këto zgjedhje. Seanca e zhvilluar sot vjen pas kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, kërkon shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY