Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha sot se vrasje aoo hakmarrje me dron kanë ndodhur edhe më herët se sulmi ndaj pronave te deputetit Lefter Koka në Durrës.
Gazetari Artan Hoxha tha se e para që ka porositur një atentat të tillë ka qenë femër.
“Rasti në Durrës që unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron që atentati i parë është porositur nga një femër, bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është duk si e pavertete.
Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron, siç është dhe rasti i trafikut të kanabisit me avion. A e dini se në Shqipëri janë blerë dron ushtarak nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre.
Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi, nëse e merr dronin për të bërë një gjë të tillë është vetëm specialisti për të montuar armën.
Ja brenda tre muajve të fundit janë kapur pesë raste të minave me telekomandë ku një oficer policie u infiltrua brenda dhe erdhi mina, kur ne pamë snajperin që të godet në 3 km distancë këto grupe kriminale kanë mundësinë që të marrin gjithçka.
Ti mund të ruhesh nga toka por është pamundur që të ruhesh nga lart, asnjë biznes në vendin tonë nuk mund të ruhet”, është shprehur Hoxha për tv abc news gjatë një interviste. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/