U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.
Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.
Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/