Konsullatës në Milano i fiken dritat, emigrantët ankohen për shërbimin e keq,...

Konsullatës në Milano i fiken dritat, emigrantët ankohen për shërbimin e keq, komenton edhe ish konsulli

230
0
Shares

Konsullata në Milano nuk ka qënë ndonjëherë vend i dashur për emigrantët shqiptarë në Itali. Në atë zyrë marrin shërbime për dokumenta gati gjysëm milionë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali ndërkohë që ankohen vazhdimisht për shërbimine personelit shqiptar atje.

Ish kryeministri Berisha ka postuar sot një mesazh në lidhje me gjendjen në konsullatë.

“Pershendetje Dr Ne Konsullatën e Milanos për shkak te mungesës se energjise elektrike qytetaret presin edhe ne diell jashtë pa mundur te marrin asnje lloj shebrimi. Shqiptarët vazhdojnë te jene te deskriminuar e te vuajtur edhe kur institucionet shqiptare jane jashtë.  Konsullata Shqiptare është nder institucionet qe ka te ardhurat me te larta, sepse jane rreth 400 mije qytetarë shqiptar qe marrin e paguajnë çdo shërbim konsullor dhe nuk ka asnje sistem alternativë për energjine elektrike. Imagjino ato qe jane brenda ne salla dhe pa air te kondisionuar, femije, pleq dhe gra shtatzena”, thueht ne mesazhin e qytetarit dixhital.

Ka ndërhyrë me komente edhe ish kosnulli shqiptar në Romë, Spartak Topallaj.

“E pafalshme! Ministrja Xhaçka duhet të ndërhyjë menjëherë të stabilizojë situatën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, që është edhe më e madhja dhe më e rëndësishmja që né kemi !!!

Ajo ofron shërbime konsullore për gati 500.000 bashkëatdhetarë tanët, si dhe shumë shtetas italianë etj etj !!!

Si ish Konsull i Përgjithshëm në Milano, ngré pa asnjë tendencë, shqetësimet e drejta , si ky i këtij qytetari, të cilat mund dhe duhen të zgjidhen pa vonesë !!!

Ndaj janë hapur dhe funksionojnë Misionet Diplomatike !!!”, shkruan Topallaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY