Dashi
Dita e sotme ju favorizon për të shpenzuar më shumë kohë me miqtë tuaj të vjetër. Shumë të reja në fushën sentimentale do të paraqiten për ju, aq shumë sa do keni mundësi që të vendosni për të ardhmen tuaj, veçanërisht nëse jeni beqar.
Demi
Duke menduar se sot ka qenë një ditë e lodhshme për ju, kjo e sotmja do të jetë më pak e rënduar. Megjithatë ju ndjeheni të lodhur nga puna dhe keni nevojë për pak pushim. Përsa i përket fushës sentimentale yjet parashikojnë për ju nesër njohje të reja. Bëni kujdes me veten.
Binjakët
Shenja e binjakëve sot do të ndjejnë rëndësinë e problemeve që i referohen kohës së kaluar. Por në sajë të një miku apo anëtar të familjes çdo gjë do të kapërcehet më lehtë. Nëse ju nuk i keni bërë pushimet, kjo është koha ideale për t’i bërë, por edhe nëse po një pushim i dytë do t’ju bënte mirë.
Gaforrja
Pas ditës së djeshme të shkëlqyer, yjet edhe për sot përpiqen të mos jenë aspak egoist me ju. Nëse një mik apo anëtar i familjes kërkon këshilla nga ju apo ju jep këshilla, mundohuni të bashkëpunoni. Shëndeti paraqitet i mirë.
Luani
Sot ju do të ndjeheni një luan i vërtetë. Do jeni të mbushur plot energji pozitive dhe do të keni sukses dhe fat në të gjitha fushat ku prej kohësh keni pritur ndryshime. Nëse keni dyshime në lidhje me vendimet që do të merrni, kthejini sytë nga partneri ose familja juaj, aty do gjeni zgjidhjen.
Virgjëresha
Nëse jeni duke kërkuar për punë, sot do të merrni një telefonatë nga dikush që dëshiron t’ju ndihmojë. Nëse jeni i punësuar, shefi juaj mund t’ju ofrojë një punë më të mirë se ajo që bëni aktualisht. Dashuria dhe shëndeti paraqiten mjaft mirë.
Peshorja
Pas mësimit të djeshëm, sot dita duhet të merret më me qetësi. Duhet të keni kuptuar se dyshimi për majtas apo djathtas pa marrë një vendim nuk sjellë asnjëherë rezultate të mira. Megjithatë dita e nesërme do të rezervojë lajme të mira për ju të peshores. Shëndeti paraqitet i mirë.
Akrepi
Dita e sotme do ju lejojë që të keni pak më shumë hapësirë për tu argëtuar në shoqërinë me miqtë e vjetër. Në fund të fundit ju e dini se vetëm atyre mund t’I besoni gjërat tuaja. Përsa I përket problemeve të vogla familjare kjo ditë të sjellë edhe zgjidhje për to. Kujdesuni më shumë për veten, shëndeti nuk paraqitet shumë i mirë.
Shigjetari
Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit. Edhe pse moti është akoma I ngrohtë ju do keni pak dhimbje fyti dhe problem me kockat. Në këtë rast vlëen të thuhet se parandalimi është shumë herë më i mirë. Dashuria do të jetë në krye të listës, gjithcka do të shkojë shumë mirë.
Bricjapi
Dita e sotme do të jetë nga ato ditë që kur flisni diçka do ju rëndojë shumë, prandaj bëni mirë që para se të argumentoni lidhur me një çështje të mendoheni më parë. Shëndeti dhe dashuria paraqiten mjaft mirë. Gjendje e stabilizuar në ambientin familjar.
Ujori
Yjet për shenjën e Ujorit sot dhe nesër ofrojnë shumë fat sidomos në fushën financiare. Një telefonatë nga puna apo një propozim për punë do kërkojë edhe konsultime me familjarët, mos I merrni vendimet me kokën tuaj.
Peshqit
Horoskopi për ditën e sotme parashikon që problemet financiare të jenë në plan të parë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se keni për të shpenzuar shumë. Sa i përket fushës sentimentale gjithçka do të shkojë ashtu siç ju e dëshironi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/