Arrestohen në flagrancë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. K.,pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, e cila si pasojë e dhunës psikologjike ka tentuar të dëmtojë veten e saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F. V., 39 vjeç, R. K., 40 vjeç, A. B., 51 vjeç, D. L., 39 vjeç, Ç. Sh., 49 vjeç dhe I. A., 43 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
S. G., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/