Gjatë diskutimeve ne mbledhjen e djeshme të kryesisë ka pasur një debat në lidhje me regjistrimin e mbledhjes së kaluar dhe publikimin nga gazeta Panorama të të gjithë mbledhjes.
Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Eno Bozdo ngritën shqetësimin për audiot e rrjedhura në media nga mbledhja e kaluar e cila ka qenë me dyer të mbyllura. Vokshi e quajti këtë përgjim, ndërsa kryedemokrati u përgjigj se “nuk mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët”.
Më poshtë është një pjesë e debatit e regjistruar sërish dhe e publikuar e plotë në gazetën Panorama. Dikush po tall … në mbledhjet e kryesisë duke ia dhënë gazetës gjithcka ndodhi.
Pjesë nga debati, publikuar në shtypin e sotem
Albana Vokshi: Për procedurë, në mbledhjen e kaluar ka ndodhur një turp. Dikush ka regjistruar me audio diskutimet në kryesi dhe i ka shpërndarë për media. Dikush na ka përgjuar me audio në mbledhje. Është e papranueshme. S’mund të vendosen audio. Nuk duhet të bëhen fshehtazi. Ne nuk është se kemi frikë nga ato që diskutojmë, por duhet të jemi korrektë. Nëse zyra e shtypit e gjykon se mbledhja duhet të regjistrohet, le ta bëjnë, por nuk është normale që të jetë mbledhje me dyer të mbyllura dhe nga këtu të dalin audio.
Jorida Tabaku: Nuk është problem që diskutimet dalin, problemi është që ndryshohen e deformohen. Ndoshta duhet që zyra e shtypit të nisë një informacion se çfarë diskutoi secili dhe është më korrekte sesa të dalin të deformuara.
Enno Bozdo: Edhe unë jam dakord që nuk duhet të dalin audio nga mbledhja e kryesisë në një kohë që mbledhja caktohet me dyer të mbyllura.
Lulzim Basha: Këto nuk janë gjëra për t’u diskutuar në mbledhjen e kryesisë. Nuk mund të bëhemi këtu si në shkollë që t’ju mbledhim celularët e t’i vendosim diku dhe më pas t’i merrni mbrapsht kur të mbarojë mbledhja e kryesisë. Ju këtu jeni njerëz politikë dhe i gjykoni vetë se çfarë duhet të flisni e si duhet t’i flisni. Ndaj ta mbyllim këtu këtë diskutim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/