Evis Kushi pranon kërkesat e maturantëve, testi i matematikës shprehje e injorancës...

Evis Kushi pranon kërkesat e maturantëve, testi i matematikës shprehje e injorancës së ministrisë së Arsimit

163
0
Shares

Pamje nga protesta e maturanteve perpara zyres se Evis Kushit

Ministria e Arsimit ia doli të shuajë protestën e gjimnazistëve duke pranuar ndërkohë injorancën e ministrisë dhe autoreve të testit te Matematikes si dhe paaftësinë e personelit që mbulon maturën shterore.

Ministria reagoi pasi maturantet protestuan para zyres se Rames.

Ministria ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, dekoroi ministrja e Arsimit. Evis Kushi.

Maturantët protestuan duke bllokuar rrugen e Durresit ku ndodhet edhe ministria. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY