Rezultatet finale. Lulzim Basha shpallet zyrtarisht kryetar i PD

Rezultatet finale. Lulzim Basha shpallet zyrtarisht kryetar i PD

113
0
Shares

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues në zgjedhjet brenda PD.

Kreu i komisionit zgjedhor të PD, Jemin Gjana publikoi rezultatet finale të votimit.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 proceverbaleve, rezulton se kanë votuar 41097 anëtarë.
Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413.

Të vlefshme janë 40684 vota.

Votat e ndara sipas kandidatëve

Fatbardh Kadilli: 781 anëtarë

Edit Harxhi: 983

Agron Shehaj: 6038 anëtarë

Lukzim Basha: 32882 anëtarë

a.b

DEKLARATË E KRYETARIT TË KOMISIONIT ZGJEDHOR NË PD, JEMIN GJANA

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar.

Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komsionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale.

Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë patur përfaqësim.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në llogaritje.

Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha.

Ju falënderoj për të gjithë kohën që i keni kushtuar ndjekjes së procesit të votimit dhe mirutakofshim në evente të tjera të Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY