Identifikohet viktima e gjetur sot në rezervuarin e Gjancit në Korcë. Ai është Fridman Xhaferraj , 25 vjeç, dënuar më herët për veprën penale të dëmtimit të pronës së tjetrit përmes zjarrit. a.b
Korçë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, ku mesditën e sotme u konstatua pa shenja jete një shtetas, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë e mundur identifikimi i viktimës i cili është shtetasi F. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim).
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/