Shtetasit Klajdi Shanaj dhe Ramandi Shanaj (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Ergin Gjoni, 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”
Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.
Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/