TIRANË/ 12 arrestime në 24 orë, në kryeqytet, numër i madh rrahjesh

TIRANË/ 12 arrestime në 24 orë, në kryeqytet, numër i madh rrahjesh

101
0
Shares

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•A. P., 25 vjeç, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese nga Forca e Posaçme “Shqiponjat. Gjithashtu nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

•A. P., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

M. P., 24 vjeç, sepse tek IEVP në rrugën “Jordan Misja” është kapur nga shërbimet  e kontrollit të regjimit të brendshëm, duke futur një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

Xh. Xh., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

M. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë(dorezë metalike);

A. F., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. H., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë;

R. O., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme gjatë manovrës nga pas ka aksidentuar shtetasin Sh. B., 85 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit E. T., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës(thikë) shtetasin T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. E., 48 vjeç, pasi gjatë natës ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit E. Sh;

D. A., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

G. Z., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqerimin e shtetasit K. N., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka kanosuar me një mjet prerës shetasin M. A., 29 vjeç.

Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35 vjeçe, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në ambientet e një qendre estetike kanë goditur me sende të forta shtetasen L. Rr., 33 vjeçe.

Më datë 12.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. T., 22 vjeç, sepse në Selitë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar ka gjuajtur me sende të forta, shtetasin M. T., 20 vjeç.

•Më datë 12.06.2021, rreth orës 03:25, në rrugën “Mynih”, në Kamzë, në oborrin e banesës ka marrë flakë mjeti në pronësi të shtetasit R. Gj., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY