Gramoz Ruci pershendet pas fjalimit te doreheqjes nga politika
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili deklaroi tërheqjen e tij nga politika iu rikthye tezës së Sigurimit të Shtetit gjate fjales se tij ne kongresin e PS, se të gjitha partitë politike në Shqipëri dolën nga partia e Punës së Shqipërisëka kujtuar momentin e krijimit të Partisë Socialiste në vitin 1991 dhe vështirësitë e asaj kohe.
Duke kujtuar fjalët e Dritëro Agolli i cili thoshte se “spektri politik doli nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës”, Ruçi tha se kjo i ka përndjekur të gjithë mbështetësit e PS-së.
Sipas tij, vitet e krijimit kanë qenë më të vështirat dhe të ishe mbështetës i PS-së nuk ishte në modë.
Gramoz Ruci duke perqafuar Edi Rama pas fjalimit
“Jam i emocionuar! Nuk jam për të mbajtur fjalim e jo për të folur për historikun 30-vjeçar. Dola për të marrë fjalën dhe për të thënë ashtu sikurse kolegët që kam pasur fatin për të bashkëpunuar folën në këtë dokumentar.
Ajo që do thoja është se menjëherë sapo u krijuam, në 1991-2005 u identifikuam si forca politike e sistemit që lamë pas. E dyta, ashtu siç thoshte Dritëroi, i gjithë spektri i politikës doli nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës (PP), u anatemuam gjatë gjithë kohës si vetë PP-ja. Të ishte socialist nuk ishte e modës”,- tha Ruçi.
Gramoz Ruci ishte ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës komuniste dhe një ndër hartuesit e përgjakjes së 2 prillit 1991 në Shkodër. Ai u thirr në gjyq si dëshmitar por gjithnjë mohoi të ishte përfshirë me urdhëra në këtë masakër ndaj protestuesve të djathtë shkodranë pas zgjedhjeve të manipuluara nga komunistët ku u vranë nga policia dhe Sigurimi ende në fuqi 4 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/